Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaJAPONI – Tërmet i fuqishëm 7,1 ballë Rihter, shpallet alarmi për cunami

JAPONI – Tërmet i fuqishëm 7,1 ballë Rihter, shpallet alarmi për cunami

TOKIO, 28 korrik /ATSH-DPA/- Një tërmet me magnitudë 7,1 ballë Rihter ka goditur jugun e Japonisë, duke bërë që autoritetet të lëshojnë paralajmërim për cunami.

Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Japonisë njoftoi sot se priten valë cunami deri në 1 metër lartësi.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në rajonin e Kumamotos, në ishullin jugperëndimor Kyushu, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Rajoni i Kumamotos u godit edhe 10 vjet më parë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,3 ballë Rihter, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave, detyroi dhjetëra mijëra banorë të strehoheshin përkohësisht, në qendra emergjence dhe shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa, përfshirë edhe Kështjellën e famshme të Kumamotos. /

Lini një koment