Zyrtare/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ndryshim i rëndësishëm për të ardhmen e sulmuesit kryesor të Kombëtares
Nga Emanuel Loci, Panorama Sport
Rei Manaj është zyrtarizuar te “LIAN Sports Group”, ndërsa “Panorama Sport” e zbuloi këtë më 13 nëntor. Tashmë edhe e ardhmja e sulmuesit kryesor të Kombëtares varet nga menaxheri i njohur Fali Ramadani.
Manaj është në kuotën e 15 golave në 51 paraqitje me kuqezinjtë, teksa synon rekordin me 18 gola që mban Erjon Bogdani.
Ramadani ndërkohë është menaxheri më i njohur shqiptar, i cili ka “pushtuar” Kombëtaren. Konkretisht bëhet fjalë për 9 lojtarë që janë nën menaxhimin e tij. Manaj i është shtuar listës që përbëhet nga Ramadani, Hasa, Uzuni, Kumbulla, Bajrami, Pajaziti, Medon Berisha dhe Kristian Shpendi.
Lojtarët e Kombëtares në menaxhimin e kompanisë së Fali Ramadanit: Rei Manaj, Ylber Ramadani, Kristian Shpendi, Luis Hasa, Myrto Uzuni, Medon Berisha, Marash Kumbulla, Nedim Bajrami, Adrion Pajaziti
Të tjerë: Stiven Shpendi, Xhoi Nuredini, Redi Kasa
Menaxheri i njohur “pushton” Kombëtaren, edhe sulmuesi i momentit i lë në dorë të ardhmen
View this post on Instagram
A post shared by LIAN Sports Group (@liansports)