Jill Biden: Joe Biden u ngadalësua nga mosha, por nuk tregonte rënie kognitive gjatë fushatës
Në një intervistë gjatë të cilës diskutoi fushatën, debatin presidencial dhe librin e saj të ri, Jill Biden tha se nuk pa ndonjë shenjë që burri i saj, ish-presidenti Joe Biden, ishte në rënie kognitive ndërsa kandidonte për rizgjedhje, megjithëse e pranoi se ai po ngadalësohej për shkak të moshës dhe intensitetit të detyrës.
Sipas CBS News, gjatë bisedës me korrespondenten Rita Braver në programin “Sunday Morning” zonja Biden iu përgjigj pyetjes nëse kishte vënë re shenja të rënies kognitive me një fjalë: “Jo.” Ajo tha se thelbi i Joe Biden-it mbetej i njëjtë, por se ai po ngadalësohej dhe se puna e shtetit konkretisht e plak shpejt.
Ajo pohoi gjithashtu se u frikësua nga performanca e burrit të saj gjatë debatit të vitit 2024, duke thënë se gjatë atij momenti mendoi se ai po pësonte një goditje në tru. Pak më shumë se një muaj pas debatit problematik, Joe Biden u tërhoq nga gara presidenciale, 107 ditë para Ditës së Zgjedhjeve.
Jill Biden foli po ashtu për zgjedhjet, përjetimet e saj si zonjë e parë dhe për librin e kujtimeve të titulluar “View From the East Wing: A Memoir” në të një intervistë më të gjerë që u transmetua më 31 maj dhe u raportua nga CBS News.