Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›«Jo në emrin tim», Kuvendi i Fushë-Kosovës mblidhet të shtunën për aktgjykimin e Hagës

«Jo në emrin tim», Kuvendi i Fushë-Kosovës mblidhet të shtunën për aktgjykimin e Hagës

Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme të shtunën, më 26 shtator, për të diskutuar lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit zyrtar të komunës, në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i deklaratës së përbashkët «Jo në emrin tim».

Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës dhe nis në orën 10:00. Qytetarët e interesuar janë ftuar të marrin pjesë.

Kjo seancë vjen në vazhdën e valës së reagimeve të kuvendeve komunale ndaj aktgjykimit të Hagës, si seanca e mbledhur nga Kuvendi i Deçanit, duke e sjellë debatin mbi aktgjykimin edhe në Fushë-Kosovë.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment