E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Jo vetëm Bouaddi, Manchester City do edhe Enzo Fernandez! Chelsea kërkon 120 milionë euro

Jo vetëm Bouaddi, Manchester City do edhe Enzo Fernandez! Chelsea kërkon 120 milionë euro

Me largimin e mundshëm të Rodrit dhe pavarësisht afrimit të pritshëm të Bouaddi, Manchester City synon të marrë edhe një tjetër element të rëndësishëm për mesfushën.

Sipas “The Athletic”, trajneri Enzo Maresca mbetet i interesuar për argjentinasin e Chelsea, Enzo Fernandez. Për momentin, akordi duket i paarritshëm. Shitja e Reijnders nga Manchester City do të kontribuonte për të financuar këtë operacion me kosto të lartë.

Chelsea së pari shpreson që Enzo Fernandez të qëndrojë. Në anën tjetër, klubi londinez e vlerëson trasferimin e mesfushorit rreth 120 milionë euro. Një shifër e konsiderueshme, por trajneri italian këmbëngul për të pasur në skuadër lojtarin që e ka stërvitur kur drejtonte Chelsea.

Lini një koment