Tuesday, 1 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaJo vetëm në Dallas, Berisha njofton foltoren në New Jersey gjatë vizitës së tij në SHBA

Jo vetëm në Dallas, Berisha njofton foltoren në New Jersey gjatë vizitës së tij në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë më 6 shtator një takim me shqiptarët e Amerikës në New Jersey.

Aktiviteti i titulluar “Freedom Works” do të mbahet të dielën në orën 11:00 në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey.

Njoftimi për takimin është bërë nga vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas publikimit, aktiviteti do të zhvillohet në adresën 30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631.

Gjatë vizitës në SHBA, kreu i PD-së ka vijuar komunikimin me shqiptarët që jetojnë atje, ndërsa takimi i radhës në New Jersey pritet të fokusohet te marrëdhëniet me diasporën dhe zhvillimet politike në Shqipëri.

Pak orë më parë, u konfirmua dhe foltorja e Berishës në Dallas, Teksas më 8 shtator.

Lini një koment