E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Kampionati i vajzave/ Teuta merr kreun pas fitores ndaj Apolonisë

Kampionati i vajzave/ Teuta merr kreun pas fitores ndaj Apolonisë

Java e 8-të e Kampionatit të Vajzave ka sjellë ndryshime në krye të renditjes, me Teutën që ngjitet në vendin e parë pas fitores 2-0 në përballjen direkte ndaj Apolonisë.

Skuadra durrsake siguroi tri pikë të rëndësishme, duke shkuar në kuotën e 21 pikëve dhe duke lënë pas Apoloninë, që mbetet me të njëjtin numër pikësh, por zbret në vendin e dytë.

Në ndeshjet e tjera të javës, Egnatia regjistroi fitoren më të thellë, duke triumfuar 12-0 ndaj Lushnjës. Vllaznia fitoi 9-0 përballë Atletik Klub, ndërsa Partizani mposhti 4-0 Kinostudion.

Pas javës së tetë, Teuta kryeson me 21 pikë, po aq sa Apolonia, ndërsa Partizani renditet i treti me 18 pikë. Në vijim vijnë Vllaznia me 15 pikë, Egnatia me 12, Kinostudio me 6, Atletik Klub me 3 dhe Lushnja pa pikë.

Rezultatet, java 8: Lushnja 0-12 Egnatia Vllaznia 9-0 Atletik Klub Kinostudio 0-4 Partizani Teuta 2-0 Apolonia

Renditja: Teuta 21 pike Apolonia 21 pike Partizani 18 pike Vllaznia 15 pike Egnatia 12 pike Kinostudio 6 pike Atletik Klub 3 pike Lushnja 0 pike

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment