E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Kane mbetet “thatë” ndaj Ganës, Anglia ndalet nga traversa dhe bën një hap prapa

Kane mbetet “thatë” ndaj Ganës, Anglia ndalet nga traversa dhe bën një hap prapa

Pak raste për Bellingham dhe shokët e tij, vetëm një traversë në fundin e ndeshjes ndaj ganezëve, të cilët bënë një paraqitje mjaft solide.

Përfundoi me rrjeta të paprekura ndeshja Angli-Ganë, e vlefshme për Grupin L të Botërorit 2026. Në pjesën e parë provuan Rice dhe Madueke, por pa rezultat. Trajneri Tuchel ndryshoi diçka në pjesën e dytë, por vetëm një traversë e O’Reilly për britanikët. Gana u mbrojt mjaft mirë dhe mori një pikë të çmuar. Të dyja skuadrat kryesojnë grupin me nga 4 pikë.

Futja në lojë e Saka sikur i zgjoi pak anglezët. Anësori i Arsenalit krijoi dy raste, por pa gjetur shënjestrën. Në fund “Tre Luanët” kishin rastin e artë për të fituar ndeshjen: traversë me kokë e O’Reilly, pastaj topin e kthyer Kane nuk e çoi në rrjetë, duke “ngrënë” golin që do të kishte vlerën e 3 pikëve.

Pak emocione, por Anglia dhe Gana kryesojnë grupin me pikë të barabarta, duke qenë afër kualifikimit për më tej.

Lini një koment