E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKarakaçi takon ministrin grek: Diskutohet linja e re e interkonjeksionit dhe bashkëpunimi energjetik

Karakaçi takon ministrin grek: Diskutohet linja e re e interkonjeksionit dhe bashkëpunimi energjetik

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Energjisë dhe Mjedisit të Greqisë, Stavros Papastavrou, në kuadër të Konferencës së Energjisë të mbajtur në Athinë, ku u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë në sektorin energjetik.

Gjatë bisedimeve u vlerësua ecuria e deritanishme e bashkëpunimit dypalësh dhe u theksua rëndësia e projekteve të përbashkëta strategjike, përfshirë planifikimin e një linje të re interkonjeksioni mes dy vendeve.

Po ashtu, palët vlerësuan bashkëpunimin mes bursave të energjisë të Shqipërisë dhe Greqisë, i cili sipas tyre ka kontribuar në rritjen e sigurisë dhe efiçencës së transaksioneve në tregjet respektive.

“Me Ministrin e Energjisë dhe Mjedisit në Greqi, Stavros Papastavrou, në kuadër të Konferencës së Energjisë të mbajtur në Athinë, diskutuam mbi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve tona dhe mbi projekte me rëndësi të përbashkët.

Theksuam rëndësinë e një linje interkonjeksioni të re, që Shqipëria dhe Greqia po planifikojnë së bashku. Vlerësuam bashkëpunimin e mirë ndërmjet bursës shqiptare të energjisë dhe të Greqisë, që ka ofruar siguri të shtuar sa i takon operimit dhe efiçencës së transaksioneve”, shkruan Karakaçi.

/tvklan.al

Lini një koment