Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKaramuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin e policisë.

I pyetur nëse reagimi i policisë ishte disproporcional dhe nëse protestuesit dolën jashtë kufijve të një proteste paqësore, Karamuço tha se situata duhet parë në tre faza të ndryshme.

“Së pari është tensioni fillestar, i cili në këto raste është i justifikuar, sepse nuk bëhet fjalë për një ditë vere, por për një situatë zemërimi. Së dyti vjen përshkallëzimi, ku fillojnë përplasjet dhe aty hyn përgjegjësia individuale e secilit protestues në raport me ligjin dhe veprimet që ndërmerr,” u shpreh ai.

Sipas tij, çdo individ mban përgjegjësi personale për aktet që kryen gjatë protestës, qoftë në raport me policinë apo me qytetarët e tjerë.

“Dhe e treta, që unë nuk e fal dhe nuk do ta fal kurrë, është destabilizimi i vendit,” theksoi Karamuço.

Ai shtoi se shqetësimi i tij kryesor lidhet vetëm me këtë aspekt, ndërsa për dy fazat e para nuk sheh arsye për alarm.

“S’jam i shqetësuar për dy të parat. Jam i qetë vetëm për një gjë: që të mos kalohet në destabilizim të vendit. Shumë prej atyre që dalin sot në protesta nuk e kanë jetuar ’97-ën dhe nuk e dinë çfarë ndodh kur vendi futet në destabilitet,” u shpreh ai.

Lini një koment