E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiKategoria e Dytë, Besëlidhja shpallet kampione

Kategoria e Dytë, Besëlidhja shpallet kampione

Në stadiumin “Niko Dovana”, Kategoria e Dytë uli siparin me një finale që kurorëzoi sezonin dhe skuadrën e Besëlidhjes si kampionen e këtij edicioni. Pasi dominuan grupet respektive A dhe B dhe siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë, Besëlidhja dhe Oriku u përballën në aktin e fundit për të përcaktuar fituesin e trofeut. Në një […]

Në stadiumin “Niko Dovana”, Kategoria e Dytë uli siparin me një finale që kurorëzoi sezonin dhe skuadrën e Besëlidhjes si kampionen e këtij edicioni.

Pasi dominuan grupet respektive A dhe B dhe siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë, Besëlidhja dhe Oriku u përballën në aktin e fundit për të përcaktuar fituesin e trofeut.

Në një sfidë të luftuar, ishte Besëlidhja që arriti të bëjë diferencën, duke triumfuar 2-0 falë golave të Gurbanov dhe Raboshta, dhe duke vulosur një sezon të suksesshëm me trofe.

Në përfundim të takimit, atmosfera festive kulmoi me ceremoninë e dorëzimit të kupës, ku Presidenti Armand Duka, i dorëzoi trofeun skuadrës së Besëlidhjes.

Lini një koment