E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Kategoria e Parë: Java e tretë e kampionatit dhuron rezultate surprizë

Kategoria e Parë: Java e tretë e kampionatit dhuron rezultate surprizë

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së tretë në Kategorinë e Parë, që kanë dhuruar rezultate interesante. Nuk ka fitues në Ballsh, pasi sfida Bylis-Besëlidhja, e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport, u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Sopoti reagon pas humbjes në shtëpi dhe fiton në transfertë përballë Burrelit vendas me rezultatin 3-1. Kjo ndeshje u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2.

Besa fiton me rezultatin e thellë 5-0 përballë Orikut në Kavajë, ndërsa Pogradeci merr një fitore të rëndësishme 3-0 në transfertë përballë Kukësit.

Kastrioti mund me rezultatin 1-0 Flamurtarin, ndërsa sfida në Peshkopi mes Korabit dhe Ilitisë mbyllet pa fitues në barazim 1-1.

Pas përfundimit të javës së 3-të, kryesojnë kampionatin Besa, Pogradeci dhe Korabi me 7 pikë.

Kategoria e Parë – Java e 3-të

Besa-Oriku 5-0

Burreli-Sopoti 1-3

Bylis-Besëlidhja 0-0

Kastrioti-Flamurtari 1-0

Korabi-Iliria 1-1

Kukësi-Pogradeci 0-3

Lini një koment