E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Kategoria e Parë/ Korabi dhe Besa fitojnë në transfertë, festojnë edhe Pogradeci dhe Iliria

Kategoria e Parë/ Korabi dhe Besa fitojnë në transfertë, festojnë edhe Pogradeci dhe Iliria

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 2-të në Kategorinë e Parë. Korabi merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi ka mposhtur në Lezhë me rezultatin 2-1 vendasit e Besëlidhjes, sfidë kjo që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Besa ka marrë një fitore të thellë në Librazhd, duke mposhtur Sopotin vendas me rezultatin 4-0.

Iliria ka mundur 3-1 në Kukësin, me rezultatin 2-1 Pogradeci ka mposhtur Kastriotin.

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja Oriku-Bylis, që nisi me vonesë pasi mungonte ambulanca në stadium.

Lini një koment