E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiKategoria e Parë, Pogradeci-Besa është sfida finale e Play Off-it

Kategoria e Parë, Pogradeci-Besa është sfida finale e Play Off-it

Pogradeci dhe Besa ndjekin ëndrrën për një vend në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

Liqenorët kanë mposhtur në shtëpi 3-0 Kastriotin në gjysmëfinalen e Play Off-it. Greca realizon në pjesën e parë, ndërsa Pius shënon dy gola për pogradecarët në minutat e fundit të takimit.

Në gjysmëfinalen tjetër, Besa ka mposhtur 2-0 Ilirinë në Fushë Krujë. Kordeiro dhe Çinuendu shënojnë dy gola të shpejtë për kavajasit, që falë këtij suksesi sigurojnë një vend në finalen e Play Off-it.

Ndeshja Pogradeci-Besa do të luhet më 11 maj në orën 17:00. Skuadra që do të dalë triumfuese nga kjo finale do të përballet me ekipin e vendit të 8-të në “Abissnet Superiore”, për të siguruar një vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.

Lini një koment