KBF Bashkimi shpallet kampione e Ligës së Femrave, fiton ndeshjen vendimtare në Pejë
KBF Bashkimi është shpallur kampione e Ligës së Femrave për sezonin 2025/26 pasi mposhti Pejën 03 në ndeshjen e shtatë të finales. Ekipi prizrenas siguroi titullin e katërt radhazi pas një serie të luftuar që vendosi fituesin në ndeshjen vendimtare në “Karagaç”.
Sipas topsporti, ndeshja përfundoi me rezultatin 71-61 në të mirë të Bashkimit, me serinë që u mbyll 4-3 për vajzat prizrenase. Peja 03 kishte epërsinë e fushës dhe arriti të barazojë serinë në 3-3 pas disa ndeshjesh të forta, por në përballjen finale Bashkimi riktheu dominimin për të marrë trofeun.
Në fitoren vendimtare spikatën Alexis Mead me 26 pikë, Saranda Daci me 16 dhe Wag Dontavia me 12 pikë, ndërsa te Peja 03 më efikase ishte Paige Powell me 21 pikë dhe Adrienne Goldbold shtoi 17 të tjera. Ekipi i Bashkimit drejtohej nga trajneri Vladan Radovic, i cili udhëhoqi skuadrën drejt titullit të katërt rradhazi.
Festa për kampionet do të vijojë në Prizren, ku do të mbahet ceremonia e ngritjes së trofeut dhe përkujtimit të sezonit triumfues, raporton topsporti.