E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSporti“Keni afat deri më 10 maj”, Beshiktash shton presionin për Ernest Muçin

“Keni afat deri më 10 maj”, Beshiktash shton presionin për Ernest Muçin

Për fat të keq, Ernest Muçi u ndal në momentin e tij më magjik, por ky fakt nuk e largon yllin kuqezi nga tregu i transferimeve, përkundrazi, për Muçin vijon të flitet fuqishëm në Turqi kjo pasi në mes është edhe një kontratë e gjitha për t’u vendosur. Sulmuesi kuqezi u transferua këtë sezon te […]

Për fat të keq, Ernest Muçi u ndal në momentin e tij më magjik, por ky fakt nuk e largon yllin kuqezi nga tregu i transferimeve, përkundrazi, për Muçin vijon të flitet fuqishëm në Turqi kjo pasi në mes është edhe një kontratë e gjitha për t’u vendosur. Sulmuesi kuqezi u transferua këtë sezon te Trabzonspor në formë huazimi, por me të drejtë blerje për 8,5 milionë euro, por me sa duket ekipi i Trabzonspor po heziton për të paguar. Nëse dëshirojnë kartonin e tij, brenda datës 10 maj duhet të aktivizojnë këtë të drejtë, pra të paguajnë shumë e vendosur në kontratë.

Pikërisht te ky detaj u ndal edhe presidenti i Beshiktash, Serdal Adali, me këtë të fundit që shpreson që klubi i Trabzonspor të mos paguajë në mënyrë që sulmuesi shqiptar të rikthehet në Stamboll

:

“Disa nga lojtarët që dërguam në huazim do të largohen. Opsioni për blerjen e kartonit të Ernest Muçit vlen deri më 10 maj. Shpresoj, që nuk do të shfrytëzohen opsionet për blerjen e kartonit. Është shumë e vështirë që të blesh një lojtar për aq para. Ne nuk kemi diskutuar zbritje”

, u shpreh presidenti i Beshiktash në një prononcim për mediat në Turqi.

Deri në këtë pikë të sezonit, Muçi ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, duke u shndërruar në një lojtar kyç për Trabzonspor.

Lini një koment