Kërkesat e protestuesve, Denaj: Duhet tryezë dialogu, të kuptojmë qartë cilat nene të ligjeve kundërshtojnë protestuesit
Deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj theksoi se tashmë është e nevojshme që protesta të kalojë nga forma te përmbajtja, përmes një tryeze dialogu, ku të bëhen të qarta kundërshtimet konkrete ndaj projektligjeve.
“Protesta ka të rinj dhe të reja të arsimuar, ku mund të jenë edhe liderat e ardhshëm të institucioneve, por duhet të shkohet në përmbajtje duhet një tryeze që të shkohet nga forma në përmbajtje dhe të kuptohet qartë se çfarë pjesë të ligjit kundërshtojnë. Mungesa e një opozitë, apo një opozitë me protesta jo efektive ka krijuar këtë frymë. Duhet një tryezë për dialog”, u shpreh ajo në “Trialog” në RTSH.
Sipas Denajt, mungesa e një opozite funksionale ka ndikuar në krijimin e klimës aktuale të pakënaqësisë, ndaj dialogu mbetet rruga më e mirë për zgjidhjen e situatës.
Duke komentuar edhe incidentin në Zvërnec, ajo tha se bëhet fjalë për një marrëdhënie mes privatëve dhe jo për një çështje që mund të përdoret për të ngritur akuza për abuzim.
“Çfarë u fal në Zvërnec? Aty ka një marrëdhënie mes privatit dhe privatit. Kjo është e vërteta. Sazani nuk është finalizuar por është në proces. Nuk mund te akuzohet për abuzim se nuk ka ende një marrëveshje dhe kush e ndan që është bërë abuzim. Rrugëtimi europain prevalon mbi çdo interes.”, deklaroi Denaj.