E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›KIEV – Zelensky: Rusia shton sulmet përpara negociatave të pritshme në Abu Dabi

KIEV – Zelensky: Rusia shton sulmet përpara negociatave të pritshme në Abu Dabi

KIEV, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi sot Moskën se po shton sulmet ndaj Ukrainës me synimin për të ushtruar presion ndaj Kievit përpara negociatave mes delegacioneve ukrainase, ruse dhe amerikane, të cilat pritet të zhvillohen javën e ardhshme në Abu Dabi.

“Duke intensifikuar pikërisht në këtë moment sulmet kundër Ukrainës dhe infrastrukturës sonë, Rusia synon gjithashtu të krijojë terrenin për të ushtruar presion mbi qëndrimet e Ukrainës dhe të partnerëve të saj”, deklaroi Zelensky në një mesazh të publikuar në rrjetin social X.

Deklarata e presidentit ukrainas erdhi pas sulmeve të reja ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës.

Presidemti Zelensky e konsideroi intensifikimin e bombardimeve si një përpjekje për të ndikuar në pozicionet negociuese të Kievit dhe të aleatëve të tij përpara takimit të pritshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment