Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaKINEMA – Vdes Tim Curry, ylli i filmit kult “The Rocky Horror Picture Show”

KINEMA – Vdes Tim Curry, ylli i filmit kult “The Rocky Horror Picture Show”

LONDËR, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Aktori britanik Tim Curry, i famshëm për rolin e tij si Frank-N-Furter në filmin kult “The Rocky Horror Picture Show”, ka vdekur në moshën 80-vjeçare, raportoi sot agjencia e njohur amerikane e lajmeve për personazhe të famshëm TMZ.

”Tim Curry, i cili vuante nga probleme shëndetësore për më shumë se një dekadë pasi një goditje e rëndë në tru e la me aftësi të kufizuara të konsiderueshme, vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxheles”, sipas TMZ, duke cituar burime anonime.

Aktori, i cili e filloi karrierën e tij në kinematë e Londrës, portretizoi Frank-N-Furter, një shkencëtar të çmendur alien që e quan veten “tranvestit transilvanian”, në skenë dhe më pas në filmin e vitit 1975 “The Rocky Horror Picture Show”, i cili u bë klasik dhe ende shfaqet në kinema më shumë se 50 vjet pas publikimit të tij.

Ai gjithashtu luajti kllounin e tmerrshëm në adaptimin filmik të romanit “It” të Stephen King dhe u shfaq në filma të tillë si “Annie” dhe “Charlie’s Angels”./ a.jor.

Lini një koment