“Kjo është vetëm një lojë futbolli”, Spalletti flet pas humbjes turpëruese të Juventusit dhe ka dyshime… te vetja
Luciano Spalletti nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes së Juventusit 0-2 ndaj Fiorentinës, që me shumë mundësi do ta lërë jashtë Champions League për sezonin e ri. Trajneri i bardhezinjve pranoi se vë veten në “dyshim” pas kësaj humbjeje, por nuk pranon se ishte një ndeshje për jetë a v*ekje, duke e quajtur vetëm një lojë futbolli.
“Fakti që gjithçka ka mbaruar, që të gjithë jemi të v*ekur, siç po thoni ju (drejtuar gazetarëve) … është gabim. Padyshim, ky është një rezultat i tmerrshëm. Ishte një ndeshje e rëndësishme.
Para së gjithash, duhet të vë në dyshim veten time dhe jo futbollistët. Siç u thashë atyre sot, nëse kjo është ajo që ofron ekipi im, duhet të vlerësoj kryesisht atë që kam bërë, përpara se të analizoj atë që kanë bërë ata.
Performanca ishte e tmerrshme në shumë aspekte. E dimë që mungesa në Champions League ndikon financiarisht në ekip, por të flasësh për jetë a vd*kje dhe të flasësh për luftë është e gabuar. Kjo është vetëm një lojë futbolli.
Futbollistët duhet të jenë të rregullt, stili i lojës mbetet dhe kjo është ajo që na ka sjellë këtu. Para së gjithash, duhet të analizoj veten. Para së gjithash, duhet të flas me veten time”, tha Spalletti.