Kjo pritet të jetë top 10-shja e parë e LDK-së
Me përfundimin e afatit të sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka finalizuar listën e saj prej 110 kandidatëve për deputetë.
Lista e LDK-së ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të përjashtimit të disa figurave të rëndësishme nga top 10-shja, përfshirë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, të cilët sipas burimeve nuk janë renditur në pozitat kryesore.
Bëhet e ditur se listës së kandidatëve të LDK-së në dhjetëshen e parë pritet t’i prinë: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Albena Reshiti, Ukë Rugova, Jeta Statovci dhe Anton Quni.
Ndërkaq raportohet se renditja është përcaktuar pas konsultimeve të brendshme partiake dhe marrëveshjeve politike, duke reflektuar balancimin mes figurave të vjetra dhe atyre të reja në parti.
LDK-ja ka dorëzuar listën e plotë në KQZ brenda afatit ligjor, ndërsa pritet që ajo të kalojë procesin e verifikimit institucional para certifikimit përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.