Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaSportiKlevis Hima, trajneri i ri i Besëlidhjes

Klevis Hima, trajneri i ri i Besëlidhjes

Besëlidhja ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi lezhjan ka postuar në rrjetet sociale formacionin që do të zbresë në fushë në sfidën e sotme kundër Besës dhe aty gjendet edhe emri i trajnerit të ri.

Klevis Hima do të drejtojë skuadrën e Besëlidhjes në këtë takim, që do të transmetohet në RTSH Sport.

33-vjeçari ka drejtuar Kastriotin dhe Burrelin në Kategorinë e Parë, ndërsa ka mbajtur edhe postin e zëvendës-trajnerit te Laçi.

Duket se Hima do të jetë zëvendësuesi i Plorit në krye të stolit të Besëlidhjes.

Lini një koment