Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaKLIMË – Austria regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave

KLIMË – Austria regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave

VJENË, 4 gusht /ATSH -AA/ – Austria regjistroi temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave prej 41 gradë Celsius, ndërsa vendi po përballet me një valë të të nxehtit, sipas agjencisë kombëtare të motit.

Temperatura prej 41 gradë Celsius u mat në Vjenë-Stammersdorf, raportoi transmetuesi ORF, duke cituar GeoSphere Austria.

Vala e të nxehtit pritet të arrijë kulmin sot dhe të mërkurën, ndërsa meteorologët parashikojnë se temperaturat mund të rriten edhe më tej të mërkurën.

GeoSphere lëshoi paralajmërimin më të lartë meteorologjik, nivelin e kuq, për të dyja ditët në Vjenë, Burgenlandin verior dhe Austrinë e Poshtme verilindore.

Temperaturat tejkaluan 40 gradë Celsius edhe në pjesë të tjera të vendit.

Lini një koment