E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKoçiu në Azerbajxhan, Shqipëria në Forumin Botëror Urban 2026

Koçiu në Azerbajxhan, Shqipëria në Forumin Botëror Urban 2026

Do të zhvillohet këtë të hënë në Baku të Azerbajxhanit Forumi Botëror Urban 2026, ku pjesë e këtij aktiviteti është edhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

Forumi, i organizuar nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, bën së bashku liderë botërorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ekspertë dhe politikëbërës për të diskutuar mbi sfidat dhe zgjidhjet që lidhen me urbanizimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen e qyteteve.

Mësohet se Koçiu në këtë forum do të theksojë rëndësinë e ndërtimit të qyteteve të sigurta, rezistente dhe gjithëpërfshirëse përballë sfidave globale të strehimit, urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike.

Gjithashtu, zëvendëskryeministrja do të ndajë eksperiencën e transformimit urban të Tiranës dhe zbatimin e programit kombëtar “Rilindja Urbane”. Zëvendëskryeministrja do të prezantojë prioritetet e Shqipërisë për zhvillimin urban të së ardhmes, të fokusuara në forcimin e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike, investimet në cilësinë urbane dhe avancimin e iniciativës “Smart City”, përmes përdorimit të teknologjisë dhe sistemeve inteligjente.

Lini një koment