E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKolegji Zgjedhor çon në Kushtetuese votën nga burgu për zgjedhjet lokale

Kolegji Zgjedhor çon në Kushtetuese votën nga burgu për zgjedhjet lokale

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar këtë të mërkurë më 20 maj në IEVP Rrogozhinë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.

Aksioni është drejtuar nga strukturat përgjegjëse të institucionit, në bashkëpunim me Policinë e Burgut dhe Grupin e Sigurisë. Gjatë kontrolleve në ambientet e brendshme dhe fushat e ajrimit janë konstatuar dy aparate celularë të hedhur në tokë pranë Godinës nr. 1.

Sendet e ndaluara janë sekuestruar menjëherë. Ndërkohë, për rastin janë njoftuar strukturat e SHKBB-së, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve

Kontroll blic në IEVP Rrogozhinë

Ditën e sotme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, Shefit të Policisë dhe Grupit të Sigurisë, është ushtruar kontroll i befasishëm për sende të ndaluara në IEVP Rrogozhinë.

Kontrollet janë zhvilluar në ambientet e përbashkëta, ambientet e brendshme, si dhe në fushat e ajrimit.

Gjatë kontrollit, në brezin e butë në drejtim të Godinës nr. 1, janë konstatuar të hedhur në tokë 2 aparate celularë.

Sendet e ndaluara janë sekuestruar dhe janë njoftuar menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

/tvklan.al

Lini një koment