E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Kompania turke “Limak” do të përfundojë punimet në “Spotify Camp Nou”

Kompania turke “Limak” do të përfundojë punimet në “Spotify Camp Nou”

Kompania turke e ndërtimit Limak do të përfundojë rinovimin e Spotify Camp Nou, tani që investitorët kanë depozituar edhe fondin e miratuar pak ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të FC Barcelona, prej 300 milionë eurosh.

“Big Lift” e çatisë, e cila do të fillojë sapo të përfundojë sezoni aktual, do të kryhet sipas kushteve të rëna dakord dhe duhet të përfundojë në gjysmën e dytë të sezonit 2027-28.

Pavarësisht ulje-ngritjeve në marrëdhëniet midis Limak dhe FC Barcelona në një fazë të caktuar të të gjithë procesit, për shkak të tensioneve që lidhen me afatet, mirëkuptimi ka mbizotëruar. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment