Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKonferenca e Komisionit të Bllokut Lindor- Lider të politikës dhe biznesit mblidhen në Berlin, i pranishëm edhe Rama

Konferenca e Komisionit të Bllokut Lindor- Lider të politikës dhe biznesit mblidhen në Berlin, i pranishëm edhe Rama

Liderë të politikës dhe biznesit do të mblidhen këtë të martë në Berlin në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare pritet të mbajë fjalën në sesionin kryesor të konferencës me temën “E ardhmja europiane e Shqipërisë: reforma, qëndrueshmëria dhe inovacioni në një peizazh gjeopolitik në ndryshim”

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin gjerman Rama do të zhvillojë gjithashtu takime me anëtarë të bordit të Komisionit të Bllokut Lindor, si edhe me drejtues ekzekutivë të kompanive kryesore të Europës Lindore. Në fokus të këtyre diskutimeve do të jenë investimet klima e biznesit në Shqipëri dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Sesioni do të moderohet nga Michael Harms, ndërsa pjesë e prezantimit do të jetë edhe Diella, e prezantuar si ministrja e parë e krijuar me Inteligjencë Artificiale. Pas fjalimit të Kryeministrit Rama do të zhvillohet një seancë pyetje përgjigje me pjesëmarrësit e konferencës.

Axhenda e vizitës së kreut të qeverisë në Berlin do të vijojë më 17 qershor me një takim mes Kryeministrit Rama dhe Ministres Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë së Gjermanisë, Katherina Reiche.

Takimi pritet të përqendrohet në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, nxitjen e investimeve në sektorin e energjisë, si dhe në progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

RTSH

Lini një koment