Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKonferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament

Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka përfunduar pa një vendimmarrje konkrete lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit të punimeve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Pas debateve të ashpra mes palëve politike, është vendosur që kërkesa e PD-së të mos mbyllet në tryezën e drejtuesve të grupeve parlamentare, por t’i kalojë drejtpërdrejt seancës plenare për votim.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në mbledhje ngriti shqetësimet lidhur me një dokument të mbërritur në adresë të deputetëve, duke vënë në dyshim legjitimitetin dhe origjinën e tij.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi akuzoi drejtuesit e Kuvendit për papërgjegjshmëri në administrimin e dokumenteve zyrtare, duke theksuar se Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale nuk ka miratuar asnjë raport përfundimtar.

Bardhi shtoi se një dokument nuk mund të protokollohet apo të shqyrtohet në Kuvend pa kaluar më parë në filtri-n e komisionit përkatës.

Lini një koment