Friday, 23 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kongresisti amerikan Meeks: Është me rëndësi që Kosova ta ruajë marrëdhënien e fortë me SHBA-në

Kongresisti amerikan Meeks: Është me rëndësi që Kosova ta ruajë marrëdhënien e fortë me SHBA-në

Kongresisti amerikan Gregory Meeks ka vënë në dukje rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të forta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetjen për integrimin e saj në institucionet euroatlantike, siç njofton KosovaPress.

Qëndrimin e tij për Kosovën, Meeks e paraqiti në takimin me përfaqësues të Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane (AARC), për të cilin njoftoi publikisht vetë AARC në Facebook.

Në njoftimin e AARC-së thuhet se në këtë takim u diskutua për Kosovën, Shqipërinë, Luginën e Preshevës dhe politikën amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor.

Meeks, i cili është anëtari i lartë i pakicës demokrate në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, riafirmoi gjithashtu mbështetjen për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për forcimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.

Lini një koment