Konjufca në Nju Jork: Kosova kërkon anëtarësim të plotë në Kartën ShBA-Adriatik
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh zëvendëskryeministër, mori pjesë në takimin e Kartës ShBA-Adriatik (A5) të mbajtur në Nju Jork, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Takimi u zhvillua nën kryesimin e Kroacisë, ndërsa ministri Konjufca e shfrytëzoi fjalën e tij për të falënderuar ministrin e Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman, për udhëheqjen e këtij formati të bashkëpunimit rajonal.
Shefi i diplomacisë kosovare bëri thirrje për një Kartë ShBA-Adriatik më të fuqishme, të mbështetur në qëndrueshmëri, solidaritet dhe llogaridhënie, duke theksuar se Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e këtij mekanizmi.
Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zëvendëskryeministri Konjufca solli përvojën konkrete të Kosovës si dëshmi të rëndësisë së këtyre parimeve për sigurinë e vendit dhe të gjithë rajonit.
Burimi: Klan Kosova