Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AKontratë 5-vjeçare dhe rrogë 10 mln euro në sezon. Pulisic merr ofertën bindëse, Milan me vendim surprizë

Kontratë 5-vjeçare dhe rrogë 10 mln euro në sezon. Pulisic merr ofertën bindëse, Milan me vendim surprizë

Pavarësisht se sezoni i fundit i Christian Pulisic te Milan ishte shumë i dobët, për amerikanin sërish ka interes nga klubet e tjera. The Athletic zbulon se Milan ka marrë së fundmi një ofertë zyrtare për Pulisic nga ekipi i MLS-së, New York City FC.

Shifra që i është ofruar Milanit nuk dihet ende, por dihet që për vetë Pulisic është ofruar një kontratë 5-vjeçare dhe një rrogë vjetore prej 10 milionë eurosh.

Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport zbulon se Milan ka refuzuar, pasi dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Pulisic përtej qershorit të vitit 2027, kur amerikanit i mbaron kontrata aktuale me kuqezinjtë.

Nuk përjashtohet aspak mundësia që Pulisic të rinovojë edhe për një vit ose dy vite të tjera me Milanin. Pas përfundimit të Botërorit, drejtuesit e Milanit dhe përfaqësuesit e Pulisic do të ulen për të biseduar për fatin e amerikanit.

Lini një koment