E hënë, 18 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefon dhe USB në qeli

Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefon dhe USB në qeli

Shërbimet e policisë pranë IEVP Peqin, kryen një kontroll blic në qelitë e institucionit ku u gjet dhe u sekuestrua një telefon celular tip ”iPhone 16” i vendosur në karikim si edhe një USB.

Celulari iu gjet shtetasit me inicialet I.SH, në dhomën 11 katin e parë, ku ai kryen dënimin. Bëhet me dije se për rastin u njoftuan menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Kontroll blic në IEVP Peqin

Në bazë të të dhënave operative, strukturat e Policisë së vetë institucionit ushtruan kontroll blic në godinën B, sektori nr. 2, dhoma 11, kati i parë.

Gjatë kontrollit, të dënuarit me iniciale I.SH. iu gjet dhe sekuestrua një telefon celular në gjendje pune, i ndezur dhe në karikim, si edhe një USB.

Për rastin u njoftuan menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon luftën pa kompromis ndaj futjes dhe posedimit të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Lini një koment