E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kontroll në burgun e Fierit, gjendet kanabis në qelinë e një të dënuari për trafik narkotikësh

Kontroll në burgun e Fierit, gjendet kanabis në qelinë e një të dënuari për trafik narkotikësh

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia e burgjeve në disa sektorë të burgut të Fierit, u gjet një sasi kanabisi e ambalazhuar në një qese, në qelinë e të dënuarit L.K., nga Vlora, siç njofton Shqiptarja.com.

I dënuari L.K. vuan një dënim prej 10 vjetësh e 6 muajsh burg për trafik narkotikësh, nga të cilat i kanë mbetur edhe 6 vjet e 4 muaj për të vuajtur.

Sasia e lëndës narkotike u gjet e ambalazhuar në një qese brenda qelisë së tij, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia e burgjeve në disa sektorë të institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier.

Kontrolli u përqendrua në disa sektorë të burgut, ku u zbulua qesja me kanabis në qelinë e të dënuarit nga Vlora.

Lini një koment