Kontroll në burgun e Vlorës, gjendet një iPhone brenda në dyshek
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Vlorë ka njoftuar mbi kryerjen e disa kontrolleve, nga ku është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek.
Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.