Kontroll të turmave dhe intervenime speciale – Policia ushtarake realizon për herë të parë kursin në bashkëpunim me kroatët
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake është realizuar për herë të parë Kursi për Intervenime dhe kontrollim të turmave, realizuar në bashkëpunim me instruktorë nga Policia ushtarake kroate.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm pasi që për herë të parë është integruar moduli i specializuar për intervenime, kontroll të turmave dhe luftime në hapësira të mbyllura (CQB) të Policisë Ushtarake.
“Gjatë trajnimit pjesëtarët i janë nënshtruar një programi intensiv që ka ndërthurur njohuritë teorike me ato praktike, me aspektin në intervenime të shpejta dhe luftime në hapësira të mbyllura. Ky kurs dëshmon transformimin e vazhdueshëm të Policisë Ushtarake në një njësi të gatshme për t’u ballafaquar me sfidat komplekse të sigurisë dhe për të vepruar në mjedise të ndryshme operacionale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/