E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kontrolle në Kapshticë, dy autobusë kapen me mallra të paligjshme, arrestohet një 55-vjeçar

Kontrolle në Kapshticë, dy autobusë kapen me mallra të paligjshme, arrestohet një 55-vjeçar

Një 55-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë Kufitare të Kapshticës, ndërsa një 29-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se janë përfshirë në kontrabandë mallrash.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijën e dytë, në dy autobusë që drejtoheshin nga shtetasit Sh. H. dhe M. G., efektivët kanë konstatuar produkte të dyshuara si të kontrabanduara.

Në autobusin e parë u gjetën cigare, produkte ushqimore, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh, ndërsa në mjetin tjetër u zbuluan disa steka me cigare.

Pas konstatimit të shkeljeve, 55-vjeçari Sh. H., banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë. Ndërkohë, ndaj 29-vjeçarit M. G., gjithashtu banues në Tiranë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Të gjitha mallrat e sekuestruara u morën në cilësinë e provës materiale, ndërsa dosja me materialet procedurale iu përcoll Prokurorisë së Korçës për vijimin e hetimeve.

Lini një koment