E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Në arrest shtëpie, 33-vjeçari në Patos kallëzon në polici: Më kanë vënë tritol te porta e banesës

Në arrest shtëpie, 33-vjeçari në Patos kallëzon në polici: Më kanë vënë tritol te porta e banesës

Një 33-vjeçar në Patos, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ka njoftuar Policinë se në portën e banesës së tij ishte vendosur lëndë plasëse, siç njofton Shqiptarja.com. Si pasojë është dëmtuar porta e rrethimit të banesës, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, të cituar nga Shqiptarja.com, më 16 nëntor, rreth orës 05:05, shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Patos, ka njoftuar se në portën e banesës së tij ishte vendosur lëndë plasëse.

33-vjeçari është identifikuar si Mateos Pashaj. Ai ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.

Menjëherë pas njoftimit, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Lini një koment