KOPENHAGË – Zelensky mirëpret përfshirjen evropiane në negociatat ruso-ukrainase të paqes
KOPENHAGË, 11 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mirëpriti sot përfshirjen e evropianëve nga Shtetet e Bashkuara në tryezën e negociatave në Abu Dabi, ku bisedimet Ukrainë-Rusi u zhvilluan nën ndërmjetësimin amerikan.
“Nuk ishte e lehtë të përfshihej Evropa”, tha Zelensky kur u pyet për natyrën e “ndryshimeve pozitive” në qasjen e miratuar nga ndërmjetësit amerikanë.
“Ne nuk mund ta përfundojmë këtë luftë, të mendojmë për sigurinë në Evropë ose të shqyrtojmë rindërtimin e Ukrainës pa Evropën”, shtoi ai për gazetarët në Kopenhagë, ku ndodhet aktualisht për vizitë.
Ndërkohë, po sot përfunduan edhe bisedimet midis Kievit dhe Moskës nën ndërmjetësimin amerikan, sipas një burimi brenda delegacionit rus./ a.jor.