Korça e serenatave, Koçiu: “Serenights” gjallëron Pazarin e Vjetër
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive në Korçë, ku festivali “Serenights” ka sjellë muzikën dhe kulturën në rrugicat e Pazarit të Vjetër.
“Fundjavë në Korçën e serenatave”, shkroi Koçiu, duke shoqëruar postimin me pamje nga aktiviteti.
Festivali i ka kthyer rrugicat e Pazarit të Vjetër në një skenë të hapur arti dhe kulture, ku qytetarë të të gjitha moshave dhe turistë të shumtë janë bërë pjesë e atmosferës muzikore, nën tingujt e kitarave.
Koçiu e cilësoi këtë atmosferë si dëshmi të zhvillimit të turizmit kulturor në Shqipëri, ku tradita dhe trashëgimia kulturore vijojnë të jenë pjesë e rëndësishme e përvojës turistike.
“Shqipëria turistike nuk është vetëm det dhe mal, por edhe kulturë, traditë dhe mikpritje”, theksoi ajo.