Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaArteKorça skenë e hapur, mbi 200 artistë nga pesë vende Air Beat Festival

Korça skenë e hapur, mbi 200 artistë nga pesë vende Air Beat Festival

Korça mirëpriti për dy net me radhë “Air Beat Festival – LuluFest”, aktivitet që e shndërroi qytetin në një skenë të hapur me parada dhe koncerte, duke sjellë atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.

Në festival morën pjesë mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët interpretuan repertore të larmishme dhe prezantuan traditat muzikore të vendeve që përfaqësonin.

Paradat artistike dhe koncertet e organizuara në hapësirat publike të qytetit tërhoqën një numër të madh spektatorësh, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve kulturore gjatë sezonit veror.

Air Beat Festival i shtohet kalendarit të pasur të aktiviteteve kulturore të Korçës, duke kontribuar në promovimin e qytetit si një destinacion tërheqës turistik dhe kulturor, si edhe në pasurimin e ofertës për vizitorët vendas e të huaj.

Lini një koment