Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaKosova drejt zgjedhjeve/ Presidentja në detyrë mbledh partitë

Kosova drejt zgjedhjeve/ Presidentja në detyrë mbledh partitë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një takim me përfaqësuesit e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një takim me përfaqësuesit e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Një ditë më parë, ajo u takua me kryetarin e KQZ-së Kreshnik Radoni, me të cilin diskutoi për organizimin e procesit zgjedhor që duhet të zhvillohet brenda 45 ditësh. KQZ-ja ka kërkuar 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kujtojmë që të martën, në mesnatë u shpërnda legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës, pasi dështoi që të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues. Për pasojë, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

7 qershori është afati i fundit për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa Haxhiu ka kohë 10 ditë për të caktuar datën, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në.

Lini një koment