Thursday, 27 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKrujë/ Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari i dënuar më parë

Krujë/ Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari i dënuar më parë

Një 61-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Krujës pasi mbante pa leje armë zjarri pistoletë me municion.

Policia bën me dije se 61-vjeçari rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike. Policia sqaron se në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokusi”, u arrestua në flagrancë shtetasin Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Abaze, Krujë.

Gjatë kontrolleve, në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë), së bashku me krëhër me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Mbante pa leje armë zjarri pistoletë me municion, vihet në pranga një 61-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohet arma e zjarrit, bashkë me krëhërin dhe fishekët. Në vijim të operacioneve për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë pa leje armë zjarri dhe, për pasojë, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokusi”, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Abaze, Krujë.

Gjatë kontrolleve, në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë), së bashku me krëhër me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Lini një koment