Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaKryeministri Albin Kurti udhëton sot për në Amerikë

Kryeministri Albin Kurti udhëton sot për në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëton sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të Radio Dukagjinit brenda Qeverisë bëjnë të ditur se ai shkon atje me disa nga këshilltarët.

Ai pritet të merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila zhvillohet nga 22 deri më 28 shtator.

Mësohet se ai do të takohet edhe me komunitetin shqiptarë në New York më datë 19, në orën 16:30.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zhvillon punimet e saj përgjatë shtatorit, por datat kryesore janë këto më lartë.

Lini një koment