Kryeministri Edi Rama në Bruksel për Samitin e Euronews mbi Zgjerimin e BE-së
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivës europiane të vendeve aspirante për anëtarësim.
Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të bisedojë me gazetarët e Euronews për ecurinë e Shqipërisë në këtë proces ku paralelisht vijon puna dhe takimet teknike për mbylljen e grupkapitujve të rradhës, si dhe do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.