Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKryeministri i Kroacisë përshëndet Kuvendin e PD: Ndajmë orientimin e qëndrueshëm pro-europian

Kryeministri i Kroacisë përshëndet Kuvendin e PD: Ndajmë orientimin e qëndrueshëm pro-europian

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka përshëndetur me një mesazh Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili po zhvillohet këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve.

Plenkoviç u ka uruar anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një Kuvend sa më të suksesshëm, duke theksuar marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e gjatë me drejtuesit e saj.

Fjalimi i plotë i Andrej Plenkoviç:

Të dashur miq,

U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm.

Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë.

Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë.

Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale.

Të gjitha të mirat nga Zagrebi.

Lini një koment