Saturday, 29 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKryeministri Rama mbledh deputetët dhe të deleguarit e Tiranës, nis zbatimi i “Besës”! Në fokus edhe Bashkia, javën e

Kryeministri Rama mbledh deputetët dhe të deleguarit e Tiranës, nis zbatimi i “Besës”! Në fokus edhe Bashkia, javën e

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur që prej orës 11:00 në periferi të kryeqytetit, të deleguarit e qarkut të Tiranës dhe deputetët.

Takimi vjen vetëm disa orë pas mbledhjes së zhvilluar të mbrëmjes së të premtes, ku në fokus është një qasje e re komunikimi e qeverisë me qytetarët.

Të gjitha takimet që do të shtrihen në territor do të jenë joformale, pa media dhe do të kenë në fokus zbatimin e platformave të reja të komunikimit të qeverisë në këtë mandat të 4-t të Edi Ramës.

Ky takim vjen gjithashtu pasi, mbrëmjen e djeshme, me një shkresë zyrtare, Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, nga paraburgimi i Durrësit, firmosi shkarkimin e kryetares së komanduar të Bashkisë, Anuela Ristani.

Deri më tani nuk konfirmohet nëse ky zhvillim është pjesë e diskutimeve të sotme të deputetëve të Tiranës.

Në javën e dytë të shtatorit, pritet që Edi Rama të thërrasë Asamblenë e PS-së, ku priten edhe lëvizje në qeveri dhe në institucione, për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Lini një koment