Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKryepiskopi Joani në Imbros për 65-vjetorin e Patriarkut Bartholomeu

Kryepiskopi Joani në Imbros për 65-vjetorin e Patriarkut Bartholomeu

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani, po merr pjesë në ceremonitë e organizuara në Imbros me rastin e 65-vjetorit të hirotonisjes në gradën klerikale të Patriarkut Ekumenik, Tërëshenjtërisë së Tij, Bartholomeut.

Në ceremonitë përkujtimore merr pjesë edhe Patriarku i Aleksandrisë dhe i Gjithë Afrikës, Theodori II.

Më 13 gusht, tre Primatët do të bashkëmeshojnë në Imbros, vendlindja e Patriarkut Ekumenik Bartholomeu.

Pjesëmarrja e Kryepiskopit Joani në këtë përvjetor vjen në kuadër të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Kishave Ortodokse.

Ceremonia e përbashkët liturgjike pritet të shënojë një nga momentet kryesore të kremtimeve për 65-vjetorin e hirotonisjes së Patriarkut Ekumenik.

Lini një koment