E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Kryeziu publikon listën e Kosovës U-21 për miqësoren ndaj Luksemburgut, disa emra të rinj mes të ftuarve

Kryeziu publikon listën e Kosovës U-21 për miqësoren ndaj Luksemburgut, disa emra të rinj mes të ftuarve

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U-21, Hekuran Kryeziu, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për grumbullimin e nëntorit, siç njofton Telegrafi.

Dardanët e rinj do të përballen me Luksemburgun U-21 në një ndeshje miqësore, e cila luhet më 16 nëntor në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 16:00.

Kryeziu ka vendosur t’i ftojë 21 futbollistë për këtë grumbullim, ku nuk mungojnë risitë. Emrat e rinj që spikasin më shumë në listë janë Demir Xhemalija dhe Florent Hajdini, për të cilët Telegrafi kishte raportuar para disa ditësh.

Pjesë e listës është edhe Eronis Haxhiu, i cili më parë ka luajtur me grupmoshat e Zvicrës, ndërsa për herë të parë ftohen Endrit Hasanmetaj, Teo Jashari dhe Aurel Limani i Drenicës.

Listës nuk i mungojnë as emrat e njohur si Faton Ademi, Eliot Bujupi, Elvir Gashijani, Amar Demolli dhe Luan Lleshi.

Lini një koment