Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKurban Bajrami, kryeministri Rama uron besimtarët: Gëzuar ditën e bekuar

Kurban Bajrami, kryeministri Rama uron besimtarët: Gëzuar ditën e bekuar

Kryeministri Edi Rama ka ndarë urimin e tij një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video nga atmosfera festive pranë Xhamia e Namazgjasë, teksa në sfond shpërthejnë fishekzjarrë.

“Ditë e bekuar, natë e ndritshme! Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në besimin mysliman dhe festohet nga miliona besimtarë në mbarë botën. Kjo festë, e njohur ndryshe edhe si Festa e Sakrificës, ka rrënjë të thella fetare dhe lidhet me historinë e Profetit Ibrahim dhe devotshmërinë e tij ndaj Zotit.

Lini një koment