Kurti dhe Rama takohen në Tiranë, shtrëngojnë duart në nisje të Samitit të Ballkanit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, në nisje të Samitit të Planit të Rritjes, që po mbahet në Tiranë.
Në kuadër të këtij takimi, dy liderët shtetërorë janë përshëndetur me shtrëngim duarsh, në momentin e takimit të tyre në kryeqytetin shqiptar.
Kurti dhe Rama janë takuar në kuadër të Samitit të Planit të Rritjes, ku në fokus është bashkëpunimi rajonal dhe proceset që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të vendeve të rajonit. /Telegrafi/